Llapi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll, derisa sot ka pësuar nga Drenica me rezultat 4-2, raporton Llapi.info.

Për 5 minuta lojë u shënuan dy gola. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi në minutën e 4’, pasi Anthony Moni realizoi autogol, ndërkaq llapjanët realizuan 1-1 në minutën e 5’ me anë të Amir Hossari.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në “Bajram Aliut” të Skenderajt, përkundër që në minutat në vijim të dyja skuadrat patën disa raste shënimi.

Me të nisur pjesa e dytë, drenicasit realizuan gol në minutën 47’. Ishte Donald Rapo që ngriti shifrat në 2-1, kurse epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 4-2 në të mirë të nikoqirëve.

Me këtë humbje, Llapi bie në pozitën e gjashtë në tabelë me vetëm 39 pikë, kurse Drenica ka 41 sosh dhe radhitet një pozitë më lartë se klubi nga Podujeva.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Besën e Pejës, derisa Drenica do të ketë punë me Arbërinë./Llapi.info