Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze

Fëmijët rriten dhe zhvillohen, preferojnë të luajnë, të bisedojnë, të vështrojnë dhe të jenë me të tjerët. Fëmijët ndërtojnë marrëdhëniet, komunikojnë, shprehin dashuri dhe ndjenja, luajnë së bashku, mësojnë dhe i plotësojnë nevojat e tyre përmes kontaktit me të tjerët. Shkolla finlandeze inkurajon shprehjen e fëmijëve duke qenë interaktivë, ndërsa mësimin e bazon më shumë në punën grupore. Shumica e aktiviteteve mësimore bazohen në punën e cila zhvillohet brenda kampusit shkollorë.

Shumica e aktiviteteve ne shkollën finlandeze zhvillohen jashtë klasave të zakonshme. Ambientet e të mësuarit në natyrë stimulojnë shumëllojshmërinë e përvojës së fëmijëve në lojë dhe kontribuojnë në zhvillimin e shëndetshëm të tyre.
Shkolla finlandeze inkorporon aktivitetet në ambient të hapur, si pjesë e procesit mësimor. Aktivitetet në ambient të hapur dhe mësimi në natyrë kanë shumë efekte pozitive për fëmijët – përfshirë këtu edhe reduktimin e librave që ata duhet t’i bartin.
Shkolla finlandeze kurrikulën e saj e bazon në sistemin arsimor finlandez, i cili fokusohet në kreativitet, zgjidhje të problemeve, mësim nga përvoja dhe mësim duke luajtur. Ky sistem do t’ju mundësojë nxënësve të programojnë dhe të mësojnë robotikën që nga mosha tre vjeçare. Teknologjia është gurthemel i sistemit të shkollës finlandeze, duke ju mundësuar nxënësve aftësimin dhe mësimnxënien përmes lojërave dhe teknologjisë.

Prandaj, bartja e librave dhe fletoreve që në vendet tjera është praktikë, në sistemin finlandez pothuajse është reduktuar plotësisht.