Tri aksidente kanë ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Policia rreth orës 18:30 ka bërë të ditur se njësitet e austradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara, në të cilat janë përfshirë 12 vetura, raporton Zeri.info.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, por nuk dihet sakt numri i tyre.

Image