Trepça ’89 mëson kundërshtarin e parë drejt Ligës së Kampionëve

Trepça ’89 mëson kundërshtarin e parë drejt Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ‘89, ka mësuar kundërshtarin e parë në rrugën drejt kualifikimit për garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve, raporton Koha.net.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vendosur përballë klubit nga Mitrovica ekipin Vikingur i Ishujve Faroe.

Ndeshjet zhvillohen më 27 ose 28 qershor dhe 4 ose 5 korrik.

Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.