Në gusht të vitit 2017, Barcelona njoftoi se i është paguar shuma prej 222 milionë eurosh, aq sa ishte edhe klauzola për prishjen e kontratës së Neymar, në mënyrë që braziliani t’i bashkohej Paris Saint-Germainit.

Në këtë mënyrë, sulmuesi u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit dhe këtë rekord vazhdon ta mbajë akoma edhe kësaj dite.

Asokohe, ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, e cila ishte valide deri në vitin 2022 dhe iu ofrua fanella me numrin 10 nga Javier Pastore, si një dhuratë mirëseardhjeje.

(Foto: Instagram/brfootball)

Faqja e Instagramit të Bleacher Report ka bërë një formacion me çmimet e 11 lojtarëve në qarkullim që do të ndërtonin një skuadër fantastike me vlerën e parave me të cilat u ble Neymar.

Në veçanti, sulmi i këtij formacioni është frikshëm, ndërsa më poshtë jua sjellim njëmbëdhjetëshin e mrekullueshëm që kushton 222 milionë euro./Telegrafi