Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në Lluzhan, raporton Llapi.info

Në bazë të pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Siç mëson Llapi.info, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka shtuar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Llapi.info