Një person në gjendje të dehur ka shkaktuar një vetaksident gjatë ditës së sotme në Bair të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Ekipi i Klan Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes ku edhe është parë që vetura ishte e dëmtuar së tepërmi, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndonëse nuk ka pasur viktima, tre persona kanë mbetur të lënduar, si dhe ka pasur mjaft dëme materiale përreth ku janë dëmtuar dy shtylla elektrike, njashtu edhe pengesat e betonit përballë autolarjes ku vetura është përplasur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka treguar që njësiti i trafikut rrugor po i bën hetimet.

Për më tepër, drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.