Një aksident i trafikut ka ndodhur në afërsi të Katedrales në pasdite në Prishtinë.

Në aksident janë të përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për KlanKosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:40, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, është shprehur Ahmeti.

Sipas njoftimit me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut policor.