Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur mbrëmë nga tre persona afër një lokali (kafiteri) në Podujevë, njofton Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, ku edhe është bërë e ditur se mjeti ka qenë granatë dore.

“Mjeti i dyshuar ka qenë një granatë dore e cila është tërheqë nga veni i ngjarjes pa ndonjë incident, kurse pas veprimeve të ndërmarra është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe mbetet të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, Policia këtë rast e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info.