Transferimi në Barcelonë: Coutinho vendos

Ato që i kanë thënë drejtuesit e klubit të Liverpool por edhe menaxheri Jurgen Klopp i ka hedhur poshtë vetë futbollisti.

Kjo pasi braziliani ka bërë kërkesë zyrtare te skuadra aktuale, që të ia mundësojë atij kalimin në Barcelonë, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.

Këto zhvillime vijnë pas pronarët e Liverpool, Fenway Sports Group, kishin lëshuar këtë të premte një qëndrim ku thuhej se “Asnjë ofertë për Coutinhon nuk do të shqyrtohet”.

Por që më pas The Reds kanë marrë një email nga futbollisti ku kërkon që ta lirojnë, njofton Klan Kosova, transmeton Llapi.info.