Trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ndihet rehat në skuadrën e kampiones në fuqi të La Ligës.

Lionel Messi dhe e ardhmja e tij kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga zënka publike e yllit argjentinas me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidalin, transmeton Gazeta Express.

Pasi Abidal kishte sugjeruar se disa lojtari nuk kishin punuar mjaftueshëm para shkarkimit të Ernesto Valverdes në janar, Messi ia ktheu kritikën me kritika, duke rritur dyshimet për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Megjithatë, Scaloni nuk është i shqetësuar për yllin argjentinas dhe gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Messin, i cili ka kontratë të vlefshme në Camp Nou deri në fund të sezonit 2020/21.

“Unë e shoh atë në gjendje shumë të mirë. Atë ditë, në ndeshjen kundër Real Betisit, ai ishte lojtari më i mirë në fushë edhe pse nuk shënoi gol. Ai asistoi dhe mori pjesë në çdo rast të krijuar”, tha Scaloni.

“Ai është mirë dhe është rehat. Ai do të duhet ta marrë një vendim për të ardhmen e tij, por unë mendoj se ai ndihet rehat”.

“Nuk jam aspak i shqetësuar. Ai ndihet rehat, ndihen rehat me ekipin kombëtar të Argjentinës me Barcelonën. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë – unë tentoj të mos përzihem në këto gjëra”.

Messi është ende duke e kërkuar titullin e tij të parë të rëndësishëm me Argjentinën, mirëpo ai do ta ketë mundësinë të shpallet kampion i Amerikës Jugore në Copa America këtë vit.

“Mendoj se gjëja e rëndësishme është të tentojmë të fitojë trofeun e Kupës së Amerikës, që ai ta dijë se ne kemi tentuar dhe kemi qenë protagonistë”, shtoi Scaloni.

“Messi nuk është i vetmi që dëshiron të fitojë diçka me ekipin kombëtar. Të gjithë ne duam të fitojmë – trajneri, bashkëlojtarët e tij. Ne do të tentojmë dhe shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit tonë”.