I tmerruar nga ajo që ka parë mbrëmë në Velipojë, ky turist nga Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij kanë vendosur ta lënë dhomën e hotelit që kishin prenotuar për të ikur.

Në një prononcim për media kryefamiljari tregon tmerrin e përjetuar.

“Katastrofë gjithë natën kurrë pa flejt. Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi kurrë pa nal. Kjo është tmerrim. tmerrim. Po largohemi, ku me nejt. S’rrihet. Na kemi ardh për qejf. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Katër vet thanë të vdekur, të plagosun, tmerr mjerim Jam prej Podujevës në Kosovë”, tha ai, për “ReportTV”.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës rreth orës 00:30 të 27 qershorit, ku katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një konflikti.

Ngjarja është shënuar pas mesnatës, ku dyshohet se konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh.Viktima e ngjarjes janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Kurse të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.