Tottenham ka dërguar reprezentues të saj për të shikuar sulmuesin Vedat Muriqi gjatë lojës së Kosovës me Çekinë.

Sipas medieve turke, raporton Teamtalk, 25 vjeçari ka tërhequr interesimin e njerëzve të menaxherit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino pasi filloj sezonin 2019/20 në një formë shumë të mirë, transmeton Koha.net.

Megjithatë, sipas tyre, Tottenham nuk janë të vetmit që janë duke monitoruar sulmuesin, pasi që edhe treshja e Serisë A, Lazio, Fiorentina e Napoli kanë përcjell atë gjatë fitores së Kosovës, 2 me 1 ndaj Republikës së Çekisë.

Ata mund të jenë të pranishëm përsëri gjatë ndeshjes së sotme në Southampton, ku ndeshet Kosova me Anglinë për kualifikim në Euro 2020.

Megjithatë, sipas raportimeve, Fenerbahce, ekipi në të cilën luan Muriqi tani, nuk janë të interesuar që ta shesin atë.

Muriqi ka shkuar në Fenerbahce gjatë kësaj vere me një marrëveshje prej 3.5 milionë euro nga Caykur Rizespor ndërsa ka shënuar 2 gola gjatë 3 ndeshjeve në Super Ligën Turke.

Ndërkohë, sipas medias turke Takvim, Fenerbahce ka vlerësuar Vedat Muriqin me 20 milionë euro e për të cilin thonë se nuk janë të interesuar për bisedime për ndonjë transferim të mundshëm të tij me asnjë klub, të cilët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë.