Tortë me mollë

Përbërësit:

-3 kokrra mollë,

-5 vezë,

-400 gr miell,

-300 gr sheqer,

-150 ml vaj kikiriku,

-200 ml qumësht,

-1 pako maja për ëmbëlsira,

-1 lugë sheqeri ngjyrë kafeje,

-pak lëng limoni,

-pak sheqer pluhur.

Përgatitja:

Si fillim qërojmë mollët dhe i ndajmë në feta të vogla. Marrim një enë qelqi ku si fillim hedhim vezët dhe sheqerin duke i rrahur mirë, me rrahës elektrik ose me rrahëse vezësh. Pasi janë përzier mirë, shtojmë miellin e situr mirë bashkë me majanë. Njëkohësisht me miellin shtojmë dhe vajin duke e alternuar. E trazojmë ngadalë dhe shtojmë pak nga pak qumështin. Nëse shohim se masa është shumë e thatë, shtojmë pak nga pak qumësht dhe anasjelltas, nëse shohim se masa është shumë e qullët, shtojmë pak më shumë miell. Përziejmë përbërësit mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. Marrim formën dhe e lyejmë pak me gjalpë dhe miell që të mos ngjitë dhe e hedhim në masën e përgatitur. Sipër i shtojmë fetat e mollës të cilat i spërkasim me pak sheqer ngjyrë kafeje. Vendosim tavën në furrë dhe e lëmë të piqet përreth 30 – 40 minuta. Heqim tortën nga furra dhe e lemë të ftohet, më pas e vendosim në një pjatancë dhe e spërkasim me sheqer pluhur. Presim ëmbëlsirën në copa dhe e shërbejmë në pjata. Mund ta shoqërojmë dhe me pak pana të rrahur.