Topalli kërkon nga Rama shpjegime për situatën në Maqedoni

Topalli kërkon nga Rama shpjegime për situatën në Maqedoni

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i kërkoi sot kryeministrit Edi Rama që të vijë në parlament e të japë shpjegime për situatën në Maqedoni.

“Maqedonia është në prag të rrokullisjes, por ne pse nuk e gjetëm një fjalë për të thënë sot. Pse parlamenti i Shqipërisë nuk po flet për atë që po ndodh? Maqedonia është në rrezik eksplozioni dhe kjo nuk e bën të paprekshme Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit. I kërkoj kryeministrit që të lërë fushatën, të vijë këtu e t’u shpjegojë shqiptarëve për situatën në Maqedoni”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit.