Tony Abbott: Do të marrim masa të reja në luftën anti-terror

Tony Abbott: Do të marrim masa të reja në luftën anti-terror

“Ata të cilët luftojnë kundër Australisë humbin edhe nënshtetësinë e këtij vendi” ka thënë Abbott.

Kreyministri i Australisë, Tony Abbott duke vënë në dukje gjendjen e terrorizmit në vend ka pohur se do të marrin masa të reja parandalimi ndaj këtij fenomeni.

Abbott në një fjalim që mbajti në qendrën e Policisë Federale të Australisë ka theksuar se do të ketë ndëshkime shumë të ashpra ndaj atyre që përdorin deklarata fyese dhe ka shtuar se mund të ketë edhe dëbime nga Australia në raste të tilla.

Duke radhitur masat që do të merren në luftën anti-terror Abbott ka thënë se lufta ndaj terrorit është vështirsuar për shkak të rritjes së tij brenda dhe jasht vendit.

Kryeministri ka theksuar se një nga problemet më të mëdha të terrorizmit janë luftëtarët e kthyer. Ai shtoi se në rast konstatimi këta njerëz do mund të dëbohen nga vendi si dhe do t’ju ndërpritet ndihma sociale ndaj tyre. “Ata të cilët luftojnë kundër Australisë humbin edhe nënshtetësinë e këtij vendi” ka thënë Abbott dhe shtoi se personat që luftojnë në Aganistan apo Irak në rast se ngrenë dorë mbi ushtarët australianë kanë ngritur dorë mbi shtetin e Australisë.

Ai ka deklaruar se me ngritjen e nivelit të alarmit në luftën kundër terrorizmit Australia ka arrestuar 20 persona në këtë kuadër dhe ka dhënë detaje mbi australianët që luftojnë në radhët e ISIL duke thënë se deri më tani 110 shtetas të këtij vendi kanë shkuar në radhët e tyre, ku 30 prej të cilëve janë kthyer përsëri. Ai theksoi gjithashtu se deri më tani 20 shtetas të Australisë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në radhët e ISIL.

Abbott ka shtuar gjithashtu se aktualisht gjenden rreth 140 persona që përkrahin ISIL. Ne nuk kemi dëshirë që njerëzit e këqinj të përdorin qellimin tonë të mirë ka thënë Abbott dhe ka shtuar se ndjejnë frikë se mos radikalizmi do të rritet në Australi.

Nga ana tjetër opoziita australiane i shikon si me vend ndërhyrjet dhe ndryshimet mbi luftë ndaj terrorizmit në Australi. Ndërkohë Avokati i Popullit të Australisë, Julian Burnside në një postim në Twitter është shprehur se Abbott është duke e përdorur këtë situatë për të rritur popullaritetin e tij në popull. “Abbott po përdor taktikat e frikës për të fituar mbështetje, por kjo është e rrezikshme për demokracinë tonë” shkruan ndër të tjera Burnside.