Tjetër sukses për kinematografinë kosovare, filmi “Babai” shfaqet në Berlinale

Pas kandidimit të filmit “Shok” për “Oscar”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) këtë vit do të shfaqet filmi “Babai”.

Filmi i regjisorit Visar Morina do të shfaqet në kuadër të programit “Lola at Berlinale” të edicionit të 66-të të këtij festivali, që do të mbahet në datat 11-21 shkurt.

Filmi do të shfaqet të premten me datë 12 shkurt, ora 16:00 në kinemanë “Zoo Palast”.

“Babai” është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë kosovare dhe së fundmi protagonisti i filmit, Astrit Kabashi, fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë.