Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, xhiro kjo që takon Llapin dhe ekipin në super formë, Ballkanin, njofton Llapi.info.

Ndeshja pritet të nisë me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Llapjanët s’dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit, nga të cilat i kanë tri humbje dhe dy barazime, e që edhe në këtë ndeshje një pikë do të thoshte shumë për ta. Në anën tjetër, ballkanasit do t’i kërkojnë pikët maksimale në këtë duel për të mbetur akoma në garë për titullin kampion.

Tahir Batatina dhe Ismet Munishi gjatë këtij edicioni janë përballur dy herë, gjersa të dyja ndeshjet patën përfunduar me barazim.

Në këtë sfidë ekipi i Tahir Batatinës hynë pas disfatës së thellë të pësuar në Podujevë nga Drita, kurse Ballkani deklasoi Dukagjinin.

Pas 28 javëve, ekipi nga Podujeva grumbullon 39 pikë në pozitën e gjashtë, tashmë edhe kjo pozitë e rrezikuar, derisa Ballkani radhitet në pozitën e tretë me 56 sosh.

Ky derbi do të gjykohet nga gjyqtari Visar Kastrati me ndihmësit Besnik Morina dhe Imran Kabashi./Llapi.info