Një tjetër aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, konkretisht në urën e fshatit Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se kanë qenë të përfshira dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje nuk raportohet për persona të lënduar, derisa si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Duhet theksuar se po ashtu në Vranidoll rreth orës 10:00 ka ndodhur një tjetër aksident, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një maune.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së hënën në nivel vendi kanë ndodhur 47 aksidente, prej tyre, 14 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale./Llapi.info

Aksident në magjistralen Podujevë – Prishtinë