Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e paradites në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, në po atë rrugë para pak çastesh ndodhi një aksident tjetër.

Një lexues i portalit Indeksonline, ka dërguar foto të aksidentit ku janë përfshirë një kombi bus dhe dy vetura Golf V.

Ai ka thënë se në aksident ka pësuar lëndime një vajzë e re.

Kujtojmë se në këtë vend sot ndodhi një aksident mes dy automjeteve, një kamioni e një autobusi, ku pësoi lëndime të rënda një person.