Llapi e ka shënuar një fitore të të rëndësishme në fundjavë.

Skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur kampionin në fuqi, Feronikelin me rezultat 2:1 në Podujevë.

Trajneri Batatina në mes të tjerash ka folur edhe për atë se kur do të vie titulli i kampionit në Podujevë.

“E thash edhe më herët se nuk duhet të nxitojmë me premtime e deklarata”, ka thënë Batatina në ‘Arena Sportive’, percjell Zeri.

“Duhet të punohet në organizim. E pastaj vjen edhe titulli në Llap”, vlerësoi ai.

“Kemi krijuar një klub të mirë, në të gjitha aspektet, sidomos në organizim”, shtoi Batatina