Vendimi i ri parashihte “zero tolerancë” ndaj atyre që kalonin ilegalisht në SHBA, nga Meksika. Për një javë mbi 2 mijë fëmijë u morën nga prindërit e tyre dhe u mbajtën vetëm, ndonjëherë pas gardheve të lidhura me zinxhirë. Vajtimet e vazhdueshme të thirrjeve “mami” dhe “babi” u dëgjuan dhe u transmetuan nëpër media.

Presidenti amerikan, donald Trump deklaroi se emigrantët e jashtëligjshëm hyjnë e dalin sipas qejfit në SHBA, për shkak të ligjeve të dobëta të administratave të shkuara, por tashmë gjërat do të ndryshojnë.

Pas kësaj çështje, gazeta “Time” ka publikuar një ballinë goditësë për Trumpin. Një fëmijë i vogël duke qarë përballë Presidentit pyet: Çfarë vendi jemi ne?.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur kufirin jugor me Meksikën, derisa të ndërtohet muri i premtuar kufitar.

Trump përmedi edhe karvanin me njerëz nga Amerika Qendrore, që përmes Meksikës iu është drejtuar Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata nuk mund të lejohen të hyjnë në vend.