Ndeshja e sotme e Llapit kundër Vllaznisë së Pozheranit në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, u ndoq me me mjaftë vëmendje, shkruan Llapi.info

Disa foto të siguruara nga Llapi.info, shihen tifozë duke kaluar murin e disa duke qëndruar në çati të shtëpive për të ndjekur këtë ndeshje. Madje, disa edhe rrezikuan jetën e tyre duke qëndurar në cep të çatisë.

Megjithatë, edhe pas reshjeve të shumta të shiut këta tifozë të ‘flaktë’ qëndruan deri në përfundim të kësaj loje.

E sakrifica e tyre u shpërblye pasi Llapi mposhti me lehtësi Vllazninë me rezultat 2-0, me golat e shënuara nga Dardan Jashari dhe Edon Zeqiri./Llapi.info