Në fillim të viteve ‘60 në New York, pop-artisti Ray Johnson u bë pionier i artit me postë, duke nisur vizatime e shënime te miqtë e tij, të cilët i ftonte t’i shtonin tutje.

Synimi i tij ishte për ta nxjerrë artin nga galeritë dhe për të përdorur shërbimin postar si element të veprave artistike.

Tani, më 2020, derisa koronavirusi po gëlon gjithandej qytetit, njerëzit pas “Civilization” – një publikim i shtypur që është përplot me përsiatje të njujorkezëve të rëndomtë – po e ringjallin këtë koncept. Për 3 dollarë, që i paguani përmes dyqanit të tyre online, ata jua dërgojnë një letër të personalizuar. Hapeni zarfin e stampuar në mënyrë të pazakontë dhe aty do të gjeni një mesazh katërfaqesh që fillon me emrin tuaj, dhe një pranim që shkruesit i mungoni shumë, transmeton Koha Ditore.

Image

Ballina e numrit të dytë të “Civilization”

Duke gjykuar nga projekti në përpunim e sipër që kam parë, letra pastaj shkon nëpër tangjente të veçanta, përfshirë një recetë, një playlistë, një lojë zaresh, një grafikë që ravijëzon shëndetin mendor të shkruesit, një listë barnash që po i merr ai, fjalën “gagaritje” të përdorur në intervale të rregullta pa ndonjë arsye, si dhe lloje të tjera që kanë të bëjnë me seksin dhe drogën, karakterizojnë letrën.

“Ideja fillimisht ishte të provohej t’u jepej njerëzve një përmbajtje që nuk do të lidhej me virusin, një lloj gazete zëvendësuese që mund të jetë si shpërqendrim”, thotë Lucas Mascatello, që ka bashkëthemeluar “Civilization” me Richard Turleyn. “Duket sikur posta është vetëm për hedhurina dhe lajme – fatura, informacion qeveritar apo ndonjë kartë e herëpashershme e ftesës. Është vërtet tërheqëse të marrësh diçka të veçantë, një letër apo diç të ngjashme. Mendoj se në kohën tonë vetëm ky është një gjest tejet artistik. Është frymëzuar përfundimisht nga Ray Johnsoni”.

Gjatë disa vjetëve “Civilization” ka botuar katër numra. Më pas edhe një kult – disenjatori japonez i modës, Junya Watanabe, e ka përdorur artin goxha të shpupurishur të revistës në disa prej veshjeve të tij. Është një format gazete me një ballinë të gjerë, por në vend të storieve, të vendosura me kujdes nga rubrika në rubrikë – apo në të vërtetë çfarëdo informacioni i dobishëm – “Civilization” bën bashkë një mal persiatjesh epsharake, banale e të pacipa nga njujorkezë anonimë.

Kjo rrjedhë e tekstit është shfaqur në rreshta që ndonjëherë shmangen nga formati i tyre dhe ngarendin në pjesët e tjera të faqes, dhe është e mbushur me vizatime, kutiza anësore por – në kundërshtim me imazhin tonë – kohë e stërmbushur – me pak fotografi të vlefshme.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”.