Disa persona pas një përleshje fizike janë therrur me thikë me ç’rast janë lënduar dy persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës Bekim Bislimi.

“Po ka ndodhur një përleshje fizike që ka rezultuar me therrje thikash mes disa personave tek “Kafja e vogël” në rrugën “Zahir Pajaziti. Dy persona janë arrestuar. Policia ka dalur dhe po e trajton rastin.” ka thënë shkurt ai për Llapi.info.

Llapi.info ka tentuar të marrë një përgjigje nga Emergjenca në Podujevë por kontakti me ta ka qenë i pamundur.