Foto ilustrim

Tre të dyshuar janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me thikë një person, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin ditor, teksa është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët dërgohen në mbajtje”, ka thënë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, incidenti në Polici është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Siç mëson portali, rasti ka ndodhur afër shkollave fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri”, teksa dyshohet se mosmarrëveshja ka qenë mes nxënësve./Llapi.info