Një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur pak më parë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku janë përfshirë në përleshje disa persona të mitur.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë policia ka nisur hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.