Ka përfunduar ndeshja Drita – Llapi.

“Intelektualët” kanë shënuar fitore me rezultat 1 me 0.

Golin e vetëm e shënoi Ardian Limani në minutën e 17-të.

Të dy skuadrat u munduan që të krijojnë raste për gola, por që në pjesën e dytë nuk kanë arritur të bëjnë diçka konkrete, përjashto këtu një gol në fund të ndeshjes që u anulua nga gjyqtari anësor ndaj Llapit për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitorje Drita vazhdon të jetë në pozitën e dytë, por tashmë me vetëm dy pikë më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Llapi mbetet në i parafundit me 11 pikë nga 15 ndeshje.