Presidenti Hashim Thaçi është solidarizuar me SHBA-në, pas rritjes së numrit të viktimave nga pandemia atje.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shanset e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shanset e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.