Thaçi: Mua më kanë përgjuar Cërvenkovski, Verushevski, Ali Ahmeti, Rankoviçi

“Jam pa konkurenc në përgjime, mua më kanë përgjuar Cërvenkovski, Verushevski, Ali Ahmeti, Rankoviçi…”

Lideri i PDSH-së Menuh Thaçi sot ka folur për përgjimet, ku ka thënë se ai personalisht është personi i pakonkurenc, pra më i përgjuar në Maqedono, ndërkaq ka shtuar rruga e vërtetë për daljen e kësaj situate është rifillimi i dialogut politik midis 4 forcave kryesore politike, dhe se duhet të rikthehen në Parlament.
Ndërkohë që, Thaçi theksoi se është i pa konkurenc në përgjime, pra se e kanë përgjuar Cërvenkovski, Verushevski, Ali Ahmeti, Rankoviçi, ai i përmendi të gjithë me rradhë, por jo edhe Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin, raporton Almakos.
Thaçi ka thënë se PDSH nuk ka asnjë medium shqiptarë që e përkrahë partinë e tij, por se te shqiptarët mediet kontrollohen 50 % me BDI-në, kurse 50% me LSDM-në.