Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Bruksel ku është mbajtur takimi i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova është e angazhuar për një Ballkan Perëndimor funksional. Por, është e gatshme edhe për vendime të mëdha që e forcojnë edhe më shumë paqen në tërë rajonin tone”, ka thënë Thaci.

“Edhe sot në Bruksel, në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, e rikonfirmova gatishmërinë tonë për dialog dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, sepse pa një marrëveshje përfundimtare do të shndërrohemi në vende që prodhojnë drama të panevojshme për konsum të brendshëm electoral”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Thaçi ka thënë se “Ne të gjithë duhet të mendojmë më shumë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme dhe së bashku duhet ta fitojmë betejën për të ardhmen tonë, për paqen, duke përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor mes popujve tanë”.

“I falënderoj liderët e rajonit që i dhanë mbështetje mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë”.