Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se testi fizik për kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të mbahet nga data 6 dhjetor 2021 deri me 10 dhjetor 2021, në pesë kazermat e FSK-së.

Kazermat që do të mbahet testi fizik për rekrut në FSK janë Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj”, Kazerma “Ushtarët e NATO-së” në Istog, Kazerma “Minatori” në Mitrovicë dhe Kazerma “New Born” në Gjilan.

“Kandidatët që kanë bërë ankesë gjatë fazës së ankesave pas publikimit te listës fillestare, atyre që ju pranohet ankesa, testi për ta do të mbahet prej datës 10.12.2021”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kandidatët që bëjnë ankesë për testin fizik, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, e që ju pranohet ankesa, atëherë ritestimet do të mbahen nga data

Kurse, në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se kandidatët që bëjnë ankesë për testin fizik, e që ju pranohet ankesa, ritestimi do të mbahet me datë 8 dhjetor (brenda kohës kur edhe do të mbahet testimi).

Për këtë, Klankosova.tv ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, por të njëjtit nuk kanë dhënë arsye rreth kësaj date.