Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ku shumë qytetarë u grumbulluan për të marrë vaksinën anti-COVID.

Tërmkolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thumbuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë me një thënie popullore.

” Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri”, ka shkruar ajo.

Tërmkolli është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.