Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë Prishtinës.

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike ka vënë në pranga shtatë persona, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, Ilir Bojku, Mentor Maqani e Rrahim Hashimi.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se gjithçka ka nisur me pronën e një qytetari në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Ky grup ka tentuar t’a marr në mënyrë të kundërligjshme për fajde shtëpinë e Faton Dalladakut që ndodhet në “Pejton” dhe disa prona të tjera.

E gjithë vlera për të cilën po hetohen të arrestuarit është mbi 2.5 milionë euro.

Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria. Të gjithë të arrestuarit ndodhen në stacione policore të cilët po merren në pyetje.