Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Driton Ismali”, pasi kishte tentuar të ikën nga një pikë kontrolli e policisë dhe gjatë kontrollimit duke ikur kishte goditur policin, që ka marrë tretman mjekësor.

Më pas, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar disa lloje drogash.

Tek ai u gjetën marihuanë 2.79 gramë dhe kokainë 0.26 gramë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.