Një person ka tentuar të vetëvritet sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia”.

Pas kësaj në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë, të cilët e kanë parandaluar rastin
Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, personi në fjalë është duke pranuar tretman mjekësor dhe situata është nën kontroll.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë:

Rreth orës 15:40 policia ka pranuar informatën dhe menjëherë të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që, policia e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë.

Informacion shtesë:

Rreth orës 18:00 njësitet e specializuara të policisë kanë arritur të depërtojnë në objekt dhe parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi.

Aktualisht ekipet mjekësore po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm.

Gjithçka është vënë nën kontrollë.