Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës së 2 gushtit në Podujevë, raporton Llapi.info.

Policia ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Podujevë , 02.08.2021 – 04:30. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, ka njoftuar Policia.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Llapi.info