Edhe një person është arrestuar gjatë së mërkurës në rajonin e Podujevës për vrasje në tentativë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të  ditur Policia e Kosovës sot në raportin e saj 24-orësh. Sipas PK-së, tentim vrasje pati ndodhur në muajin shkurt të këtij, ndërkohë që një person pati mbetur i lënduar.

“Rr. Salih Çitaku, Podujevë 18.02.2021-23:00.  Në lidhje me rastin është raportuar se me 26.05.2021 është arrestuar i dyshuari i  mashkull  kosovar dhe i njëjti me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Si pasojë e kësaj rrahjeje, në këtë rrugë, ka mbetur i lënduar rëndë një person nga therja me thikë, rrahje në të cilën ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK.

Në lidhje me po këtë rast, Policia ka arrestuar disa persona për disa muaj në raste të ndara./Llapi.info