Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë gjobitur edhe disa shoferë të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë.

“Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në trafik.