Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 20:00 në qendër të qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Nga këto të shtëna kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për në QKUK.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi.

“Ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Dy persona janë të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, ka thënë Ejupi.

Ekipet të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është bllokuar edhe rruga kryesore./Llapi.info