Një person është plagosur me armë zjarri sot në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Brovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë ai.