Policia e Kosovës raporton se në Podujevë, në mesnatë ka pasur të shtëna me armë zjarri, njofton Llapi.info.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se persona në një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.07.2019-00:05. Është raportuar se person-a të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri ajër dhe janë laruar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK./Llapi.info