Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë  të ditur Policia e Kosovës, derisa është njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole, dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga ajo armë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info