Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cili ka thënë se në lidhje me këtë rast është intervistuar një person.

“Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja. Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit;  O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar;  Një revole e tipit Broëing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info