Të shtëna me armë janë dëgjuar në Podujevë nga një veturë në lëvizje raporton Llapi.info.

Nga këto të shtëna nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, ndërkohë që rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Është raportuar se pas disa të shtënave ma armë zjarri nga një veturë në lëvizje, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të pistoletës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë ndonjë informatë se a ka ndonjë të arrestuar për këtë rast. I njëjti është cilësuar si “shkaktim i rreziku të përgjithshëm”./Llapi.info