Të shtëna armësh në Podujevë (Foto)

Mbrëmë rreth orës 22:15 minuta në rrugën e Xhamisë në Podujevë, mbrapa parkut ka pasur të shtëna armësh.

Llapi.info ka kontaktuar Emergjencën e Podujevës për të marrë informata lidhur me të lënduarit, por këta të fundit nuk kanë dhënë informata pasi e kanë mbyllur telefonin.

Ndërsa, siç është raportuar në mediat tjera, nga këto të shtëna dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë, të cilët janë dërguar për tretaman mjekësor në QKUK.

Llapi.info u sjell disa foto nga vendi i ngjarjes, të cilat në redaksi të portalit i ka dërguar një lexues i portalit./Llapi.info

12714255_10205806251697822_1294706840_n

12650503_10205806250457791_722683567_n
12650761_10205806251177809_2007725148_n