Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të portalit Llapi.info, një veturë është qëlluar disa herë me armë.

Llapi.info mëson se nuk ka persona të lënduar në këtë atentat.

Sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, forca të shumta të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes./Llapi.info