Shkruan: Shemsi Jashari

Të rinjët janë burim i veqantë, pasuri e paqmueshme e një vendi dhe komuniteti prandaj duhet trajtuar me kujdes, me respekt dhe me angazhim maksimal për ti dhënë përspektivë atyre, duke filluar nga familja, niveli lokal dhe shteti në terësi. Të rriturit/vjetrit duhët të mësojnë se si të zhvillojnë dhe të inkuriajojnë idetë e të rinjëve.

Kultura jonë, tradita jonë e vjetër, të shtyrë edhe nga sistemi arsimor dhe debate publike shpesh i trajton të rinjët si marrës pasiv të informacionit dhe jo si pjesëmarrës aktiv në jetën publike dhe të komunitetit.

Pengesa me e madhe për pjesëmarrjen e të rinjëve janë të rriturit, ata mund të ndajnë fuqinë me të rinjtë, të promovojnë zëra të rinjë në shoqëri dhe jo të bëhën pengesë e tyre. Marrëdhënia të rritur /vjetër–të rinjë dhe iniciativat për të mirën e përgjithshme janë me të prirur për suksese kur të rinjtë njihen si burime, si vlera e jo si rrezik.

Të rinjëve duhet të iu jipet roli i lidershipit si organizues, planifikues dhe implementues të platformave dhe projekteve.
Qelësi për të mobilizuar të rinjtë që të kontribuojnë kohën e tyre talentin dhe energjinë për projektin/platformën e caktuar qendron në lehtësimin e suksesshëm të pjesëmarrjës së të rinjëve në procese. Të identifikohen qështje që ata interesohen dhe për të cilat ia vlenë angazhimi për ta shpenzuar kohën të rinjët.

E të rriturit/vjetrit, duhet të mësojnë se si të jenë bashkëpunëtorë –mbështetës, duke i udhëzuar dhe duke punuar paralelisht me të rinjttë. Pjesëmarrja aktvie e të rinjëve është themelore për qendrueshmëri dhe sukses.

Përsa i përket pjesëmarrjes së ulët te të rinjëve në procese politike, është i nevojshëm rishikimi dhe fuqizimi i kuadrit institucional/ligjor të vendit në të gjitha nivelet, nga niveli qendror e deri në nivelin lokal, po ashtu dhe shqyrtimi i mekanizmave të qeverisjes dhe proçeseve në thelb të këtyre institucioneve me qëllim kthimi i të rinjve në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Ky kuadër duhet përfundimisht të përfshijë të rinjtë. Reformat lidhur me pjesëmarrjen politike të të rinjve, si përcaktimi i një kuote në listat e partive përmes amendamentimit të ligjeve,rregulloreve, statuteve te partive politike për zgjedhjet, si psh. në çdo pesë kandidatë duhet të jetë listuar një person deri në moshën 30 vjeç.
Rritja e aktiviteteve jashtëshkollore si klubet e sportit, artit, ku të rinjtë të ndajnë pasionet dhe interesat e përbashkëta dhe të përfshihen më shumë në jetën sociale sesa në aktivitetet ilegale dhe kriminale.

Krijimi i hapësirave publike për aktivitete sportive, kulturore veçanërisht për të rinjtë do të ishin të dobishme. Me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit duke e përshtatur me nevojat e tregut, është e nevojshme të ndërmerret një rishikim i thelluar i kurrikulës, forcimi i standarteve të mësimdhënies së mësuesve, rritja e numrit të të rinjve që kanë mbaruar arsimin dhe trajnimin professional.

E kush i kupton me mirë kërkesat e të rinjëve sesa vet të rinjët ?