Një grup aktivistësh të rijnë kanë protestuar në Beograd kundër arrestimit të tetë aktivistëve për të drejtat e njeriut e organizatës YIHR, të cilët ndaluan fjalimin e kriminelit të luftës Veselin Sljivancanin në vitin 2017.

Përveç aktivistëve të YIHR, kishte edhe nga shoqëria civile që ju bashkuan protestës. Ata kishin dy kërkesa, lirimi i aktivistëve dhe të mos mbrohen kriminelet e luftës, transmeton Indeksonline.

Sloganet i protestës ishte: “Kriminelët duhet të pushojnë që ne të flasim për viktimat.”

Sofia Todorovic nga YIHR tha se mesazhi kryesor i protestës ishte që kriminelët e luftës të mos paraqiten si heronj.

“Ministria e Mbrojtjes të ndaloj së luajturi rolin e marrëdhënieve me publikun për kriminelët e luftës të dënuar” tha Sofia duke ju referuar vendimit të ministrit të Mbrojtjes për publikimin e librave për dy ish-gjeneralët e ushtrisë serbe, Nebojsa Pavkovic dhe Vladimir Lazarevic.

Te dy ish gjeneralët janë dënuar nga tribunali i Hagës për krime të luftës të kryer në Kosovë.