Të martën, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Kështu bëjnë të ditur burimet të Insajderit, kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, teksa këta janë 32 deputetët e saj.

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Hekuran Murati, Mimoza Kusari Lila, Liburn Aliu, Saranda Bogujevci, Rexhep Selimi, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinot Demi Murtezi, Hajrulla Çeku, Valon Ramadani, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Arbërije Nagavci, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Arbër Rexhaj, Agon Batusha, Salih Zyba, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.

Nga rezultatet përfundimtare Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë 206 mijë e 458 vota apo 23,458%. Këta janë 29 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vjosa Osmani-Sadriu, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frasher Demaj, Shkëmb Manaj, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ardian Shala, Haxhi Avdyli, Vlora Limani-Hajnuni, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Lirije Kajtazi, Ilir Ferati, Fatmir Rexhepi, Hykmete Bajrami, Ilir Tasholli, Doruntinë Maloku-Kastrati, Hatim Baxhaku, Besa Gaxherri, dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi.